Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A janë martuar Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth fshehurazi?

NULL NULL
24.12.2018 20:00

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duket se kanë kurorëzuar dashurinë e tyrë, të dielën.

Në fotografitë dhe videot të postuara në Insta Story të mikut të çiftit, Conrad Carr shihet Hemsworth dhe vëllezërit e tij, Chris dhe Luke duke vallëzuar derisa prapa shihet e shkruar me ballona “Zotëriu dhe Zonja” [Mr. and Mrs].

Në një tjetër fotografi shihet 26 vjeçarja Cyrus dhe 28 vjeçari Hemsworth – të veshur ashtu siç e do tradita, veshur me fustan të bardhë dhe kostum – para ëmbëlsirës, ku në prapavijë shihet edhe e ëma e këngëtares.

Martesa e çiftit vjen pas një lidhje me ndarje të shpeshta. Cyrus dhe aktori australian kanë qenë në lidhje për disa vjet, para se ai t’i propozonte në vitin 2012.

Çifti i dha fund fejesës së tyre dhe u ndanë, vetëm një vit më vonë.

Ata u rilidhën sërish në vitin 2015. Pavarësisht të gjitha raportimeve për ribashkimin ose jo të tyre, romanca e tyre u bë të jetë më serioze se kurrë në verën e vitit 2016, kur çifti u panë në darkë me prindërit e Hemsworth, dalje të shpeshta në publik dhe pushime.

Liam Hemsworth wearing a suit and tie: Dia Dipasupil/Getty

Romanca e çiftit nisi gjatë xhirimeve të dramës së Nicholas Sparks “The Last Song” në vitin 2010. Muajin korrik, këngëtarja postoi një fotografi gjatë xhirimeve të këtij filmi, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Puthjes.

“Puthja jonë e parë, tetë vjet më parë”, kishte shkruar ajo në Twitter.

 

 

lajme të ngjashme