A ishte ky momenti vendimtar i triumfit të sivjetmë të Raptors? (VIDEO) NULL NULL 14.06.2019 15:08 14.06.2019 15:08 3:3 në seri. 90:90 në ndeshjen e shtatë. Në semafor edhe katër sekonda e dy të qindtat. Topi tek Raptors. Marc Gasol e rivë në lojë duke pasuar tek Kawhi Leonard i cili menjëherë vrapon me top në qoshkun tjetër; Joel Embiid nuk i shqitet; në të rënë të sirenës Leonard lanson një top të lartë drejt koshit; topi bie në anën e djathtë të rrethit, kërcen lartë; bie edhe njëherë në rreth; kërcen sërish por kësaj radhe më pak por aq sa për ta ndërruar kahjen duke kaluar në anën e kundërt të rrethit; aty ngritet vetëm edhe pak dhe më në fund, me të pestën rrëshqet brenda në kosh. Boom! Shpërthen salla! Toronto Raptors fiton serinë e lodhshme ndaj Philadelphia 76ers për të kaluar në finale të Konferencës së Lindjes. Në finalet e Konferencës Lindore ata kaluan pak më lehtë ndaj klubit më të mirë në sezonin e rregullt, Milwaukee Bucks, 4:2. Ndërkaq në finalet e përgjithshme, ata mundën kampionin në fuqi, Golden State Warriors, gjithashtu 4:2. Mirëpo, ishte ai kosh i tashmë MVP-së së finaleve momenti më i veçuar i krejt përballjeve në playoff. Ajo fotografi e paharrueshme e Leonard i gërmucur e me duar të lëshuara në gjunj, dhe me gjuhën jashtë teksa dëshpërimisht kërkon ta kuptojë se ku do të përfundojë ai top është shndërruar në murale, në tatuazhe, në një margaritar sportiv dhe kulturor, dhe në një folklor jo vetëm për Toronton, por për të gjithë Kanadanë.