A i kishte ofruar para Naim Murseli për vrasjen e Liridona Ademajt – flet Kushtrim Kokalla NULL NULL 27.03.2026 11:27 27.03.2026 11:27 Në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, po paraqet mbrojtjen e tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla. I pyetur nga trupi gjykues se a kishte marrë pjesë në varrimin e të ndjerës, Kokalla u përgjigj me “po”, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa tha se në varrim pos Naim Murselit, kishte takuar gjithë familjen e tij, e që shtoi se ndërmjet familjes Murseli dhe familjes Kokalla ka 60 vjet miqësi. “Aty e kam takuar Naimin dhe gjithë familjen e Naimit… 60 vite miqësi, kemi pasur raporte të mira, kurrë diçka të keqe me ta”, tha Kokalla. E siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, Kokalla u pyet nëse Naim Murseli i kishte ofruar të holla atij për vrasjen e Liridonës, fakt të cilin e kishte pranuar në polici. “Nuk më kujtohet që më ka bërë ofertë për vrasje të Liridonës”, tha fillimisht ai. Megjithatë, pasi trupi gjykues i tha se në polici ka deklaruar se “Para më ka ofruar, por unë nuk kam pranuar as para as pas rastit”, Kokalla e pranoi që kështu qëndron e vërteta. “Po më kujtohet, është e vërtetë”.