Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A është pirë kafja mes Kurtit dhe Limajt? Izmaku thotë se ende jo

NULL NULL
17.07.2025 11:34

Deputetja e betuar e Nisma-s, Xhevahire Izmaku ka folur rreth takimit të mundshëm mes kryetarit të partisë së saj, Fatmir Limaj, me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

“Shpresojmë se këto marrëveshje, këto bisedime që kanë shku me muaj të tërë, të prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, tha ajo, transmeton klankosova.tv.

Ajo u pyet se a është pirë kafja mes Kurti dhe Limaj, derisa Izmaku u përgjigj se “ende jo”.

“Presim që kafja mu pi, kafja ose dreka, deri në fundjavë”, u shpreh tutje deputetja.

lajme të ngjashme