A është pirë kafja mes Kurtit dhe Limajt? Izmaku thotë se ende jo NULL NULL 17.07.2025 11:34 17.07.2025 11:34 Deputetja e betuar e Nisma-s, Xhevahire Izmaku ka folur rreth takimit të mundshëm mes kryetarit të partisë së saj, Fatmir Limaj, me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. “Shpresojmë se këto marrëveshje, këto bisedime që kanë shku me muaj të tërë, të prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, tha ajo, transmeton klankosova.tv. Ajo u pyet se a është pirë kafja mes Kurti dhe Limaj, derisa Izmaku u përgjigj se “ende jo”. “Presim që kafja mu pi, kafja ose dreka, deri në fundjavë”, u shpreh tutje deputetja.