Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A është kjo truproja më e bukur në botë? (Foto)

NULL NULL
09.09.2016 11:50

Një ushtare kineze, e cila u “zbulua” teksa punonte në samitin G20 të mbajtur në Kinë, po konsiderohet si “truproja më e bukur” në rrjete sociale.

truproja1

Teksa liderët botërorë u takuan për të diskutuar çështje me rëndësi madhore në Hangzhou, rrjetet sociale ishin fokusuar tjetërkund, pikërisht tek Shu Xin.

Ajo është pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe sipas disa përdoruesve, Xin është 26 – vjeç.

truproja2

Ushtarja u bë e famshme pas një fotoje të publikuar nga Agjencia e Lajmeve Xinahua, në një artikull me titull “Kush është truproja më e fuqishme për liderët në G20”, shkruan tvklan. Në foto, Shu thuhet se po ruante makinën e përdorur nga Kryeministri Italian, Matteo Renzi.

truproja4

Në 2013 – ën, ajo ishte pjesë e listës së 10 ushtareve më të bukura të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Prej disa ditësh, ajo është kthyer tashmë në personin më të komentuar në rrjete sociale, si një femër e bukur dhe tërheqëse.

lajme të ngjashme