A është i shëndetshëm sushi? NULL NULL 24.11.2018 22:00 24.11.2018 22:00 Viteve të fundit edhe shqiptarët kanë filluar të hanë sushi. Sushi njihet si një ushqim fotozhenik, pasiqë shumica e njerëzve që e hanë e postojnë neper rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova. Përveç se është ushqim i shijshëm është edhe i shëndetshëm. Kështu besojmë për shkak të përmbajtjes së tij pasi baza është peshk. Ka shumë lloje të sushi-t, por për disa prej tyre dietologët thonë se janë gati njësoj si patatet e skuqura për sa i përket vlerave ushqimore. Sushi nuk përbën problem nëse konsumohet rralle, por nëse hani shpesh dhe në sasi të mëdha, mos u habsni nëse shtoni disa kile. Opsionet më të shëndetshme të sushi-t janë ato që kanë përbërje të avokados, karkalecave, perimeve apo oriz të zi.