A është gjenetike madhësia e penisit? NULL NULL 04.02.2021 08:24 04.02.2021 08:24 Kur bëhet fjalë për madhësinë e penisit, është ende një temë e madhe që mund të shkaktojë ankth për burrat. Shërbimi kombëtar shëndetësor (NHS) shprehet se madhësia mesatare e penisit në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 13 centimetra. Shumë njerëz mund të mendojnë se madhësia e penisit ka të bëjë me peshën, gjatësinë apo hormonet. Por në fakt është shumë më e thjeshtë sesa mendoni, sipas shkencës gjithçka ka të bëjë me gjenet e nënës. Studimet kanë zbuluar se rritja e penisit dhe gjymtyrëve në të vërtetë vjen nga kromozomi X. Studimi i kryer nga Medical News Today zbuloi se madhësia e penisit varet nga një kombinim i gjeneve prindërore të personit. Njerëzit kanë 23 palë kromozome dhe kjo përcakton seksin e tyre biologjik, si dhe karakteristikat sekondare seksuale, shkruan dailystar, transmeton Klan Kosova. Në varësi të kromozomit X dhe Y, kjo është arsyeja pse madhësia e penisit mund të ndryshojë midis vëllezërve me të njëjtët prindër biologjikë. Mutacionet gjenetike mund të ndikojnë gjithashtu në madhësinë dhe pamjen e penisit, si dhe karakteristikat e tjera fizike. Sigurisht që ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në madhësi, si hormonet, mjedisi dhe ushqimi. Sidoqoftë, gjenetika është parashikuesi më i fortë i madhësisë së penisit. Sipas faqes së internetit, rritja më e rëndësishme e penisit ndodh gjatë pubertetit, rreth moshës 12-16 vjeç. Një penis zakonisht arrin gjatësinë e tij maksimale kur një person është 18 ose 19 vjeç. Sidoqoftë, disa djem përjetojnë rritje penisi deri në të 20-tat e tyre, transmeton Klan Kosova.