Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do t’ua këpusë Osmani shpresën veteranëve për Ligjin për Pagën Minimale? (VIDEO)

NULL NULL
18.07.2023 20:32

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta kanë shpresë se ligji për pagën minimale mund të mos hyjë në fuqi, andaj i shkuan në zyrë personit të vetëm që mund ta bëjë këtë, aktualisht.

Në një takim që zgjati pak më shumë se një orë, Faton Klinaku nga OVL-UÇK tregoi se i kërkuan presidentes Vjosa Osmani, të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë atë në kuvend, pasi nuk i rrit edhe përfitimet e veteranëve në 264 euro.

Përkundër kësaj kërkese, veteranët thanë se do të vazhdojnë me planin e bllokimit të deputetëve që të mos hyjnë në seancat e ardhshme, derisa e kanë planifikuar edhe një protestë të madhe më 26 korrik, njofton Klan Kosova.

“Do ta kundërshtojmë edhe me protestë, do t’i bllokojmë deputetët që të mos futen në kuvend. Këto aktivitete s’i bëjmë për një pagë, por këtu po shkelet dinjiteti i kësaj kategorie, i luftës së UÇK-së”, deklaroi Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së

E para e shtetit përmes një postimi nga faqja e presidencës, tregoi se ligji për pagën minimale do të trajtohet nga ekspertët ligjorë, posa ligji të mbërrijë te ta.

“Sipas Presidentes Osmani, ky ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive”, thuhet në njoftim.

Presidentja e ka fuqinë ta dekretojë ligjin apo ta kthejë atë për rishqyrtim në kuvend. Mirëpo nëse nuk e bën asnjërën brenda tetë ditëve, i njëjti publikohet në gazetë zyrtare, pa nënshkrimin e saj, për të hyrë në fuqi më pastaj.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Haris Ademi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme