A do të konfirmohet Drita apo do rikthehet Ballkani? NULL NULL 04.02.2025 19:43 04.02.2025 19:43 Drilon Hazrollaj (Malisheva), Lindon Emërllahu (Ballkani), Albert Dabiqaj (Drita) Sezoni pranveror në elitën e futbollit kosovar, fillon këtë fundjavë. E premtja është e rezervuar për dy ndeshje me shumë peshë sa i përket kreut të tabelës, njofton Klankosova.tv. Kampioni aktual, Ballkani, është nikoqir i Dukagjinit në Suharekë, teksa sytë e “Xhebrailave” janë edhe në Gjilan, ku liderja e Superligës, Drita, e pret Malishevën. Aktualisht diferenca e “Intelektualëve” me kundërshtarin e xhiros së premtës, është dhjetë pikë, derisa me “Portokall e Zinjtë”, shtatë sosh. Malishevasit kërkojnë mrekullinë ta bëjnë në këtë transfertë, për ta zbutur epërsinë e gjilanasëve, teksa përfitim nga një fitore eventuale e “Tornados”, mund të kishin edhe suharekasit, të cilët nëse e mposhtin ekipin e Ismet Munishit, do të afroheshin në katër pikë, raporton Klankosova.tv. Megjithatë, janë të kaltërtit e Anamoravës ata që fatin e kanë në duart e tyre. Drita nëse fiton ndaj Malishevës, e largon edhe më shumë këtë kundërashtar nga gara për titullin kampion, kurse diferencën do ta ruante dhe me kampionët e tri viteve të fundit. Renditja tabelare e Albi Mall Superligës, para fillimit të sezonit pranveror Ballkani – Dukagjini transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me komentim të Lirim Pecit. Ndërsa Drita – Malisheva, komentohet nga Arbon Flugaj dhe shfaqet në Sport 2. Të gjitha ndeshjet e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, nisin nga ora 12:00!