A do të jetë në Big Brother VIP Kosova? Flet për herë të parë Rina Balaj (VIDEO) NULL NULL 06.11.2025 09:41 06.11.2025 09:41 Këngëtarja e njohur, Rina Balaj sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për herë të parë për Big Brother VIP Kosova. Ajo tha se ftesën e ka çdo vit, por u shpreh se gjithçka duhet të jetë surprizë dhe se nuk mund të thotë diçka, përcjell Klankosova.tv. “Ftesën e kam çdo vit dhe i falënderojë shumë që mendojnë me qenë unë në Big Brother”. “Por, me sa e di unë, nuk lejohet me fol a kam e shku a nuk kam me shku, gjithçka është surprizë, e di këtë gjë”, u shpreh ajo.