Biserko: Protesta e sotme në Serbi ndër më të rrezikshmet (VIDEO) NULL NULL 23.05.2026 18:53 23.05.2026 18:53 Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut për Ballkan, Sonja Biserko, ka deklaruar se protesta e studentëve që ka nisur në Serbi është ndër më të rrezikshmet. Në një prononcim për “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo tha se ekzistojnë informacione se protesta mund të pengohet nga ana e pushtetit dhe se situata në terren është e tensionuar. “Ky është tubim shumë i rrezikshëm, sepse krejt ajo çka po ndodh rreth kësaj proteste dhe po ashtu rreth kësaj vrasjeje që ndodhi në lagjen Senjak të Beogradit, ka krijuar atmosferë të tensioneve, madje edhe ambasada amerikane lëshoi paralajmërim për këtë tubim. Dhe mandej kemi informacione nga mediat se protesta do pengohet nga ana e shtetit, dhe janë ndalur trenat dhe autobusët që çojnë në Beograd”. “Duket se shumë njerëz janë nisur drejt kryeqytetit serb, gjendja mund të vijë te situata të caktuara që mund të sjellin dhunë. Do shohim se si do përmbahen palët. Mua më duket se këtu do të shihet se sa Vuçiqi mban nën kontroll njerëzit e caktuar. Këto janë grupe të pavarura dhe rasti në Senta ka kriminalizuar segmentin shoqëror, policinë. Aq shumë është kriminalizuar sa qytetarët në Serbi nuk i besojnë policisë së tyre”, tha mes tjerash Biserko. /Klankosova.tv Ndiqni deklarimin e plotë: