Shkencëtarët afër kurës për malarian NULL NULL 12.03.2019 16:30 12.03.2019 16:30 Një ilaç eksperimental ka shëruar shtatë persona të prekur nga parazitë të malaries, kanë treguar studimet e reja. Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Bazelit në Zvicër, tha se një dozë e ilaçit të quajtur DSM265 bllokoi një enzimë që i duhet parazitit të mbijetojë, kështu duke e vrarë atë. Paraziti P. falciparum është ndër më të rrezikshmit në botë dhe është përgjegjës për gati gjysmë milioni vdekje çdo vit. Studiuesit thonë se ky është hapi i parë në zhvillimin e multi-ilaçit që aktualisht nevojitet për të trajtuar malarien dhe krijimin e një ilaçi më të lirë që kuron sëmundjen me vetëm një dozë.