Asistentja private e Meghan e lë punën ende pa u bërë një vit NULL NULL 10.03.2019 20:00 10.03.2019 20:00 Asistentja e e dukeshës së Sussex-it është gati ta lërë punën e saj. Amy Pickerill ka qenë “krahu i djathtë” i Meghan Markle pas përzgjedhjes për të punuar me të dhe më pas edhe u emërua zyrtarisht në këtë post, njofton Klan Kosova. Ajo ka luajtur një rol të madh në ndihmën që Meghan të përshtatet me jetën mbretërore, duke përfshirë ndihmesën që i dha Meghan që të organizojë projektet e saj të bamirësisë. Mirëpo, Amy ende pa i bërë një vit në këtë post do ta lëshojë për arsye se do të largohet jashtë vendit. Ajo do të qëndrojë me Meghan derisa të lindë dhe të bëhet zëvendësimi. Ndërsa më parëështë pohuar se disa punonjës të rëndësishëm kanë hequr dorë nga roli i tyre duke punuar me dukeshën e Sussex mes pretendimeve se ajo ishte e vështirë për të punuar. Por kjo nuk ndodhi edhe me asistenten private që po e lë për arsye personale.