SHBA miraton eksperimentin e rrezikshëm nga i cili mund të vdesin njerëzit NULL NULL 08.03.2019 15:30 08.03.2019 15:30 Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përballet me përbuzje nga amerikanët për shkak të heqjes së ndalesave të saj në eksperimente për të injektuar gripin vdekjeprurës të shpendëve që mund të infektojë njerëzit. Hulumtimet në viruset së shpejti do të lejohen të vazhdojnë, pavarësisht nga ekspertët që paralajmërojnë se njerëzit mund të vdesin nëse patogjenët shpërthejnë nga laboratorët, njofton Klan Kosova. Shkencëtarët thonë se duan të studiojnë virusin ‘për të mbrojtur shëndetin e njeriut’ në mënyrë që ata të mësojnë më shumë rreth saj dhe të përgatiten më mirë për një pandemi. Por profesor Steven Salzberg, një ekspert i inxhinierisë biomjekësore në Universitetin Johns Hopkins në Maryland, nuk po pajtohet me këtë vendim. Ai tha se nuk mund të kuptojë pse Institutet Kombëtare të Shëndetit në SHBA, të cilat e kanë cilësuar hulumtimin si të rrezikshëm, po e lejojnë atë të ndodhë, njofton Klan Kosova.