Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britania ndryshon ligjin për dhurimin e organeve

NULL NULL
27.02.2019 10:00

Planet për të ndryshuar lrgjislacionin lidhur me autorizimin për dhurimin e organeve në Britani, kanë kaluar pengesëne fudnit në parlament.

Legjislacioni i ri do të njihet si Ligji i Max dhe Keira, bazuar tek një djalosh që pranoi zemrën e një vajze që e dhuronte atë.

Sipas sistemit të ri, i cili hyn në fuqi vitin e ardhshëm, pëlqimi do të prezumohet nëse njerëzit nuk kanë zgjedhur se a do të jenë dhurues apo jo të organeve.

Ministrat e qeverisë thonë se ky ndryshim në Britani mund të shpëtojë deri në 700 jetë në vit duke rritur numrin e organeve në dispozicion.

Sipas sistemit të ri, njerëzit do të inkurajohen që të regjistrojnë pëlqimin e tyre për dhurimin e organeve, ose ta përjashtojnë atë mundësi.

Të afërmin ende do të kenë mundësi për të bllokuar një donacion, kështu që do të jetë e rëndësishme që familjet të diskutojnë për dëshirat e tyre.

lajme të ngjashme