Veteranët sot protestojnë për listat NULL NULL 07.08.2015 08:28 07.08.2015 08:28 Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sërish sot rreth vonesave për publikimin e listave të njohjes së statusit të veteranëve të UÇK-së. Këtë lajm për Klan Kosovën, e ka bërë të ditur udhëheqësi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi. “Jemi të shqetësuar rreth vonimit të publikimit të listave të veteranëve, e për këtë gjë ne do të do të protestojmë në orën 12:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë” tha ai. Veteranët protestuan edhe të hënën për të njëjën çështje , mirëpo për shkak të motit të keq e ndëprenë atë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 5 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 8 orë më parë