Lëndimi horror i Musialas, këmba e thyer i mbeti e varur në lëkurë NULL NULL 05.07.2025 21:52 05.07.2025 21:52 Lojtari i Bayern Munichut, Jamal Musiala, ka pësuar një lëndim të rëndë në fund të pjesës së parë gjatë ndeshjes ndaj Paris Saint-Germain. Një minutë para fundit të pjesës së parë, Musiala ishte duke vrapuar te topi, por një ndërhyrje e portierit parisien, Donnarumma, bëri që Musiala ta thyej këmbën. Pasi e kuptoi dëmtimin e rëndë të Musialas, Donnarumma shpërtheu në lot, pasi ndërhyrja e tij ishte e paqëllimtë, njofton Klankosova.tv. Ai u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë, ndërsa PSG-ja kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi e mposhti Bayernin me rezultat 2-0. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.