Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut NULL NULL 05.07.2025 21:16 05.07.2025 21:16 Foto ilustruese Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë. I njëjti shtoi se janë njoftuar për rastin në fjalë rreth orës 19:40. “Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq”. “Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi. Gashi ka theksuar se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Onbashët rikthejnë banesën e uzurpuar në veri pas 26 vjetëve (VIDEO) nga Herolind Ademi 42 minuta më parë
Kosova Aplikantët e provimit në Mjekësi ankohen për gabime teknike në test (VIDEO) nga Herolind Ademi 43 minuta më parë
Kosova Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Liqeni i Livoqit nga Herolind Ademi 1 orë më parë