Pas ndarjes, meshkujt “s’e marrin më veten” NULL NULL 07.08.2015 08:23 07.08.2015 08:23 Kërkimet e fundit të Universitetit të Binghmatonit kanë nxjerrë përfundime interesante në lidhje me ndarjet. Sipas këtij kërkimi, meshkujt asnjëherë nuk e marrin veten nga një ndarje, për ndryshim nga femrat. Është e vërtetë që femrat lëndohen më shumë, por kjo zgjat për një periudhë të shkurtër kohore, ndërsa meshkujt asnjëherë nuk arrijnë të “shërohen” plotësisht, thjesht “ecin përpara”. Për këtë kërkim janë pyetur mbi 5700 vetë në 96 vende të ndryshme. Atyre iu është kërkuar që të vlerësojnë nga 1 deri në 10 dhimbjen psikologjike dhe emocionale pas një ndarje. Rezultatet kanë treguar se femrat lëndohen më tepër pas një ndarje, si në aspektin emocional, ashtu edhe psikologjik, por kjo i bën ato edhe më të forta dhe ndikojnë që të marrin veten, për ndryshim nga meshkujt të cilët nuk arrijnë ta bëjnë këtë gjë asnjëherë. Sipas kërkimit, femrat gjithmonë investojnë më tepër në një lidhje se sa meshkujt.