Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj, mbyllen 13 bastore

NULL NULL
07.02.2019 22:21

13 bastore janë mbyllur në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat për rreth.

Siç njofton Komuna  e Ferizajt, gjatë inspektimeve të bastoreve, u gjetë se nuk u përmbushën shumë kushtet e kërkuara ligjore për ushtrimin e veprimtarisë biznesore siç janë certifikata e biznesit, pëlqimet për kushtet higjieno-sanitare, pëlqimi për kushtet minimalo-teknike dhe dokumentet tjera përcjellëse

“Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pati shprehur edhe më parë qëndrimin e tij dhe qeverisjes lokale se bastoret dhe kazinotë në Ferizaj do të mbyllen tërësisht, për të mbrojtur mirëqenien qytetare dhe shmangur dukuritë negative për qytetarët ferizajas. Një synim i tillë po realizohet plotësisht, dëshmuar edhe nga mbyllja e dhjetëra bastoreve dhe kazinove që nga dita e parë e pushtetit të ri lokal në Ferizaj”.

“Nga kontrolli financiar dhe për faktin e mungesës së kushteve të parapara me rregullativën ligjore në fuqi janë mbyllur edhe javë e muaj më parë dhjetëra biznese të tilla”

“Qeverisja lokale ka vendosur kontrollin mbi territorin, veçanërisht ndaj bizneseve të tilla, duke dekurajuar skajshmërisht ushtrimin e veprimtarive të tilla në Ferizaj dhe mbrojtur shëndetin publik nga dukuritë negative, rrjedhimisht edhe shmangien e rrënimit financiar të familjes”, shkruhet në komunikatën e Komunës së Ferizajt.

 

lajme të ngjashme