Si u bë loja e NFL-së një fushëbetejë kulturore dhe politike në SHBA? NULL NULL 01.02.2019 09:58 01.02.2019 09:58 Kur Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan zgjodhi Atlantan për të organizuar ndeshjen Super Bowl, shumë njerëz u pajtuan me këtë vendim duke thënë se kjo ligë ka zgjedhur një qytet të mirë, me një ndër stadiumet më të rëndësishme të botës. Mirëpo kur kjo ndeshje u organizua në vitin 2016 në San Francisco, qendërmbrojtësi i asaj kohe, San Francisko 49ers, Colin Kaepernick, filloi të protestonte kundër brutalitetit dhe racizmit të policisë ndaj njerëzve me ngjyrë. Një protestë e tillë ka bërë edhe Donald Trumpin si konditat për President të Shteteve të Bashkuara që të reagojë, kështu duke politizuar edhe më shumë sportin e preferuar të amerikanëve, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova. Tani më fokusi nuk qëndron vetëm në ngjarjen se cila skuadër do të dal fituese në këtë ndeshje, por në këtë ndeshje pritet që të shtjellohen edhe çështje më të vështira siç janë të drejtat civile në SHBA. Liga Kombëtare e Futbollit tani më është bërë një vend për shfaqjen e pakënaqësive rreth barazisë gjinore, të drejtave civile dhe kulturore. Prandaj kjo ngjarje pritet që të sjellë më shumë emocione dhe presion për popullin amerikan. klankosova.tv