Leonardo DiCaprio gati për t’i dhënë fund beqarisë? NULL NULL 23.01.2019 14:09 23.01.2019 14:09 Mesa duket gjërat janë bërë serioze mes Leonardo DiCaprios dhe Camila Morrones. Dyshja është parë duke drekuar në Los Angeles me prindërit e aktorit, George DiCaprio dhe njerkën e tij, Peggy Ann Farrar. Sipas revistës “People” prezantimi i bukuroshes 23 vite më të re me prindërit e aktorit është një tregues bindës se lidhja e tyre është duke kaluar në tjetër nivel. Leonardo dhe Camila janë në një marrëdhënie bashkë që prej dhjetorit të vitit 2017. Vajza që duket se i ka vjedhur zemrën DiCaprio-s ka lindur në Argjentinë.