Gigi shpreson për një rikthim të lidhjes me Zayn NULL NULL 22.01.2019 22:00 22.01.2019 22:00 Gigi Hadid ende interesohet për Zayn Malik dhe ende ndjehet me shpresë për të rikthyer lidhjen e saj. 23 vjeçarja nuk është e gatshme të heqë dorë nga dashuria e saj, njofton Klan Kosova. Ish ‘zogjtë’ e dashurisë kanë kaluar vitin e kaluar duke u ndarë dhe duke u kthyer së bashku, por veprimet e tyre në asnjë mënyrë nuk po e dobësojnë ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin. Në fakt, dashuria e tyre po del të jetë shumë e fortë. “Gigi dhe Zayn kanë një dashuri shumë të madhe dhe asnjëri prej tyre nuk është i gatshëm ta largohet”, tha një burim i afërt me Gigin për HollywoodLife “Gigi e do Zayin, por marrëdhënia e tyre është e komplikuar. Një nga faktorët është karriera shumë e ngarkuar e Gigit, ajo po udhëton pothuajse gjithmonë dhe kjo nuk po i lejon të kalojë kohë me të”, shtpi burimi.