Jake Gyllenhaal në lidhje me modelen Jeanne Cadieu? NULL NULL 25.12.2018 20:00 25.12.2018 20:00 Jake Gyllenhaal është aktualisht në lidhje dashurie me modelen Jeanne Cadieu. “Jeanne është shumë më e pjekur se mosha e saj. Ajo është e zgjuar, e do historinë, leximin dhe është një vajzë shumë e shoqërueshme. Ajo dhe Jake duan t’i marrin gjërat shtruar por duket se lidhja e tyre po bëhet kogja serioze”, ka thënë një burim për revistën Us Weekly. Aktori 38 vjeçar i “Spider-Man: Far From Home” dhe modelja 22 vjeçare duket se po përpiqen që lidhjen e tyre ta mbajnë sa më larg syrit të mediave dhe publikut. Asnjëri nga ta nuk e përcjellin tjetrin në rrjetet sociale, pavarësisht që Gyllenhaal është bërë pjesë e Instagramit më 5 dhjetor. Ndonëse çifti – që kanë 16 vjet diferencë –po “fshihen” në rrjetet sociale, ata duket se nuk e kanë problem që romancën e tyre ta shfaqin përtej kufijve, nëpër botë. Gjatë verës së kaluar, ata janë parë bashkë në muajin korrik në Londër dhe në muajin gusht në Greqi.