Pacientët që shohin imazhet e arterieve të bllokuara janë më të kujdesshëm NULL NULL 04.12.2018 15:00 04.12.2018 15:00 Pacientët që shohin imazhe të arterieve të bllokuara ndërmarrin më shumë veprime që të përmirësojnë shëndetin e zemrës, ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Imazhet që u treguan pacientëve pllakëzat e ndërtuara në artrie (atherosclerosis) ulën rrezikun për sëmundje të zemër pas një viti. Kjo krahasuar me pacientë që kurrë nuk i kishin parë ato imazhe. Ekspertët paralajmërojnë se është mjaft e vështirë që t’i inkurajojnë mjaftueshëm pacientët në rrezik për sëmundje të zemrës që të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Megjithatë, kjo metodë e re ka treguar që mund të ndihmojë.