Kosova humb përballë Rumanisë me rezultat 88:83 NULL NULL 29.11.2018 19:20 29.11.2018 19:20 Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, ka zhvilluar ndeshjen si mysafire e Rumanisë në kuadër të fazës parakualifikuese për garën “Euro2021”. Në një përballje dramatike deri në çastet e fundit të takimit, Kosova nuk arrit të nxjerr rezultat pozitiv nga Arena Antonio Alexe, duke humbur me një rezultat të ngushtë 88:83. Çereku i parë përfundoi me rezultat 14:17. Epërsia në çerekun e dytë ishte po ashtu në favor të vendasve që përfundoj me rezultat 21:18. Edhe pas pjesës së parë dominim të lehtë në parket kishte Rumania, që arrit ta mbyll çerekun e tretë me 6 pikë epërsi 24:18. I vetmi çerek ku Kosova arrit ta fitoj ishte çereku i katërt, 29:30 në favor të Kosovës por kjo nuk mjaftoi pasi loja u mbyll me rezultat 88:83 për Rumaninë, shkruan FIBA Basketball, përcjellë Klan Kosova. Lojtarët më të dalluar të ndeshjes ishin: Alex Olah, që arrit ti shënoj 15 pikë, duke ia shtuar kontributit të tij edhe 9 kërcime, 3 asistime, dhe 1 bllokadë. Në radhët e Kosovës më i dalluari ishte Lis Shoshi, që shënoi 29 pikë, dhe po ashtu kontribuoi edhe me 18 kërcime.