Haradinaj uron xhudistet kosovare për medaljet e fituara NULL NULL 09.11.2018 15:34 09.11.2018 15:34 Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Kelmendin për medaljet e fituara sot. “Tri medalje, dy të arta dhe një e argjendtë, për Republikën tonë, në garën ndërkombëtare Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit, janë dhurata madhështore që na e përgatitën sot xhudistet tona”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. “Urime Majlinda, Distria e Nora”. Distria Krasniqi rrëmben të artën Po s’ka tjetër, Majlinda Kelmendi e artë në Tashkent Nora Gjakova e argjendtë në Grand Prix klankosova.tv