Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitrovicë: Arrestohet për gjuajtje me armë në shtëpinë e dëshmorit

NULL NULL
23.07.2015 19:38

Një person është arrestuar në Mitrovicë për shkak se ka shtënë me armë, gjatë promovimit të një libri në një shtëpi muze, raporton Veriu.info, transmeton Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni  Zahiti ka treguar i dyshuari është arrestuar.

“Një 35 vjeçar me inicialet A.S. është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë mbi dyshimet dhe provat e bazuara, se i njëjti kishte shtënë me armë disa herë në ajër. Rasti ka ndodhur në një ceremoni të promovimit të një libri që po zhvillohej në shtëpinë muze të dëshmorit Rifat Zeneli në fshatin Mazhiq”, ka thënë zëdhënësi  Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.

lajme të ngjashme