Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blerim Syla: Ligji lë për të dëshiruar, duam kategorizimin e pagave për mantelbardhët

NULL NULL
25.09.2018 18:42

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, ka vlerësuar se ka nevojë të ketë kategorizim të pagave sa i përket punonjësve shëndetësorë.

Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, Syla ka deklaruar se ligji lë për të dëshiruar.
“Ne si sindikatë nuk kemi bërë zhurma të mëdha mirëpo kemi menduar se ligji për paga do të na gjejë aty ku e meritojmë”.

“Ligji lë për të dëshiruar! Ne kemi insistuar që ligji duhet të kalojë me disa ndryshime të cilat duhet të jenë korrekte. Ne dinjitet kemi mirëpo nëse një shoqëri nuk e gjen mënyrën se si duhet të trajtohet një punonjës shëndetësorë, atëherë vaj halli për ta”.

Syla gjithashtu ka ngritur çështjen e largimit të punonjësve shëndetësorë nga Kosova për të punuar në vende të ndryshme evropiane, ku kërkesat për punonjës shëndetësorë janë të larta.

“127 mijë punëtorë shëndetësorë Gjermania i kërkon në vit. Vetëm në matjet e fundit kemi parë se Elez Hani është ma mjekë, Kaçaniku është pa mjekë, mosha mesatare e mjekëve është 53 vjeç… . Jemi duke shkuar kah degradimi total”.

“73% të studentëve janë deklaruar se po e kryejmë fakultetin e mjekësisë për të dalë dhe për të punuar jashtë vendit. Me këto paga nuk mund të thuhet rritje, ne po kërkojmë kategorizim”.

Kreu i sindikatës së shëndetësisë përderisa u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me ministrin aktual, Uran Ismaili, ka kërkuar iniciativë për plotësim ndryshimin e Ligjit të Shëndetësisë, gjë që sipas tij është jetike.

lajme të ngjashme