Edhe Trumpi kritikon Tuchelin: E shndërrove Harry Kanen në mbrojtës NULL NULL 18.07.2026 10:38 18.07.2026 10:38 Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u është bashkuar kritikëve të trajnerit të Anglisë, Thomas Tuchel, pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke vënë në dyshim mënyrën se si u përdor kapiteni Harry Kane në pjesën e dytë të ndeshjes, shkruan ESPN. Trump, i cili ka luajtur golf me Kane rreth 18 muaj më parë në Ëest Palm Beach, tha se Anglia gaboi duke e tërhequr sulmuesin në rol më mbrojtës. “Ju keni një lojtar të madh në Angli, Harryn, me të cilin kam luajtur golf. Mendoj se bënë gabim kur e kthyen në një lojtar mbrojtës. Morën epërsinë dhe e vendosën lojtarin e tyre më të mirë në mbrojtje. Duhet të jesh pak më sulmues. Por çfarë di unë për futbollin?” tha Trumpi. E gjermani pati përgjigje ironike në konferencë për shtyp, kur u pyet për komentet e presidentit amerikan. “Do ta përdorim Donald Trump si dëshmitar për këtë çështje…? Thjesht po pyes”, tha Tuchel. Më pas ai mbrojti vendimet e tij taktike, duke mohuar se Kane kishte luajtur tepër thellë në fund të ndeshjes. “Kur mbrohesh me një bllok të ulët, të gjithë mbrojnë. Nëse skuadra tërhiqet, edhe Harry mbrohet në atë zonë. Kjo është fryma e ekipit dhe mentaliteti ynë.” Tuchel pranoi se Anglia u bë shumë pasive në 30 minutat e fundit dhe nuk arriti të mbante topin apo të fitonte duelet, por theksoi se skuadra do të mësojë nga ky eliminim.