Veshjet më të bukura në Emmy Awards 2018 NULL NULL 19.09.2018 13:30 19.09.2018 13:30 Ashtu si çdo herë tjetër, edhe këtë vit ‘Emmy Awards’ mblodhi emrat më të njohur të televizionit dhe jo vetëm. Këtë vit shënohej 70-vjetori i ndarjes së çmimeve ‘Emmy’, ndërsa eventi u organizua në teatrin ‘Microsoft Theater’ në Los Angeles. Seriali i njour i zhanrit komedi-dramë ‘The Marvelous Mrs. Maisel’ arriti të fitonte pesë çmime ‘Emmy’, duke u renditur ndër prodhimet më të mira televizive. Në parakalimin në tapetin e kuq sigurisht që nuk mund të mungonte një përzgjedhje e të veshurve më bukur dhe më keq. Të gjithë yjet botërorë ishin munduar që të sillnin një pamje të veçantë, megjithatë disa prej tyre arritën të tërhiqnin vëmendjen e të renditen ndër të veshurit më bukur. /intv