India me rregulla të reja për duhanpirjen NULL NULL 21.08.2018 15:00 21.08.2018 15:00 Në Indi pakot e cigareve duhet të kenë të shkruar numrin e telefonit të linjës që ju ndihmon duhanpirësve ta lejnë duhanin, duke filluar nga 1 shtatori. Ministria e Shëndetësisë në këtë vend gjithashtu ka publikuar disa fotografi paralajmëruese me imazhe të organeve të sëmura. Qeveria gjithashtu ka bërë thirrje që kompanitë të mbulojnë 80% të pakove të cigareve me imazhe dhe shkrime paralajmëruese për dëmin e konsumimit të duhanit. Të gjitha pakot e cigareve do të kenë të shkruar “Duhani shkakton vdekje të dhimbshme” si dhe numrin e linjës për ndihmesë. Sipas zyrtarëve në Indi kompanitë që nuk respektojnë rregullat e reja do të ndiqen penalisht.