Vendosja e tubave për frymëmarrje, foshnjat kanë nevojë për kujdes të shtuar NULL NULL 16.08.2018 21:30 16.08.2018 21:30 Disa njësi të kujdesit intensiv janë duke rrezikuar foshnjat duke mos i monitoruar kujdesshëm gypat e frymëmarrjes, kjo sipas një studimi të realizuar në Britani. Sipas këtij raporti, ku është intervistuar stafi nëpër spitale të ndryshme në Britani, një gjë e tillë mund të shkaktojë dëme të mëdha tek foshnjat që vijnë si pasojë e mungesës së oksigjenit. Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se mjekët duhet të jenë më të përgatitur dhe se duhet të kenë pajisjet më të mira për të ofruar vendosjen e sigurt të tubave për frymëmarrje. Organizata “Bliss” ka bërë thirrje për spitalet që të marrin parasysh këto rekomandime.