Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërhyrje në Syrin e Kaltër, projekt për mirëmbajtjen e monumentit natyror

NULL NULL
06.08.2018 15:58

Qeveria shqiptare ka një projekt për të ndërhyrë në Syrin e Kaltër, një nga monumentet natyrore më të vizituara në Shqipëri.

“Ministria e Turizmit, së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po shikojnë me shumë shpejtësi mundësinë e ndërhyrjes në disa projekte madhore ku ndërhyrja në Syrin e Kaltër është jetike. Fondi Shqiptar i Zhvillimit shumë shpejt do të shpallë procedurat për ndërhyje komplekse në Syrin e Kaltër”.

Vendimi u disktua ne Komitetin Rajonal të Turizmit për qarkun e Vlorës, mbledhje që u zhvillua në fshatin Finiq edhe kjo një zonë turistike e bregdetit jonian shumë e bukur por jo shumë e vizituar për shkak se ka munguar promovimi, raporton TVKlan, transmeton Klan Kosova.

Edhe kërkesa e ministri të Turizimit ishte nxitja e vëmendjes dhe investimet në destinacione të tilla turistike që ofrojnë pasuri historike, kulturore e natyrore.

 

lajme të ngjashme