Arrestohet Rade Serbedzija, aktori i njohur nga ish-Jugosllavia NULL NULL 30.06.2018 14:17 30.06.2018 14:17 Aktori i njohur nga ish-Jugosllavia, Rade Serbedzija, i cili luajti Prince Kuragin në ‘Downtown Abbey’, është arrestuar për ngasje nën ndikim të alkoolit, transmeton Klan Kosova. Policia në Santa Monica ka thënë se gjetën një shishe të hapur uiski në makinën e tij dhe 71-vjeçari, Rade, kishte shenja të dehjes. Thuhet se testi për alkool nuk shkoi mirë. Pas arrestimit, ai u lirua me kusht. Aktori kroat është shfaqur në mijëra emisione dhe filma amerikan. U tha se Rade Serbedzija kishte kërkuar rolin për filmin e Adem Jasharit, përmes Enver Petrovcit, i cili edhe e kishte refuzuar për shkak të përkatësisë së tij etnike. Por aktori më vonë demantoi lajmin duke thënë se kjo është një gënjeshtër. “Është totalisht e pakuptimtë të më ofrohet një rol i tillë ashtu siç është e pakuptimtë të pranojë një ofertë të tillë”, pati thënë aktori në atë kohë.