Burri 84 vjeçar i aplikon gruas grimin (VIDEO) NULL NULL 04.06.2018 23:40 04.06.2018 23:40 Një çift i moshuar duket se nuk ndjejnë lodhje kur duhet ndihmuar njëri-tjetri. Saktësisht, kur gjendja shëndetësore e zonjës Mona, ishte përkeqësuar teksa s’mund të aplikonte dot më me duart e saj grimin, bashkëshorti i saj Des, morri përsipër një punë të tillë, njofton Klan Kosova. Des i cili aktualisht ka 84 vjet, mori mësime se si duhet aplikuar grimi në fytyrën e mikes së jetës së tij. Çifti i cili gëzon pothuajse 56 vjet martesë, me këtë histori të dashurisë, preku zemrën e artistit më të mirë të grimit, Mario Dedivanoviq. Ky i fundit mori vendim që Des i cili aplikon grim tek bashkëshortja e tij, të jetë në kurset e mësimit që ai i jep për adhuruesit e grimit, njofton Klan Kosova.