Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

iCloud, falas për grekët

NULL NULL
14.07.2015 14:26
Sfida në të cilën gjendet Greqia ka bërë që Apple të ofrojë për një muaj pa pagesë shërbimin e saj, iCloud.

Greqia është në krizë të thellë financiare. Prandaj, pas bllokimit që shumica e shërbimeve me pagesë u bënë qytetarëve grek, Apple ka vendosur që të ofrojë falas, për 30 ditë, shërbimin iCloud.

Përdoruesit grekë u njoftuan se për shkak të kufizimeve, ata do të mund të përdorin vetëm 5 GB hapësirë brenda shërbimit që normalisht kushton 0.99 euro për 20 GB hapësirë.

Kjo u dha përmes një njoftimi që kompania lëshoi lidhur me këtë çështje.

“Për të parandaluar ndërprerjen e shërbimit iCloud gjatë krizës financiare greke dhe për të siguruar qasje tek materialet personale, kemi zgjatur kohën e ruajtjes së të dhënave në iCloud edhe për 30 ditë tjera, pa pagesa shtesë”.

lajme të ngjashme