Ekskluzive: EULEX mbetet në Kosovë deri më 2020 NULL NULL 30.05.2018 13:01 30.05.2018 13:01 Eulex do të jetë i pranishëm në Kosovë edhe dy vjet, të paktën. Klan Kosova mëson se BE-ja tashmë e sheh si punë të kryer vazhdimin e misionit të vetë për sundim të ligjit, deri më 2020. Madje, Brukseli e mirëpret këtë zhvillim edhe në draft dokumentin e rekomandimeve të Këshillit të BE-së për Kosovën, që pritet të publikohet muajin tjetër. “Këshilli mirëpret marrëveshjen e arritur për vazhdimin e misionit të EULEX-it deri në qershor 2020”, thuhet në këtë draft, një kopje të të cilit e ka siguruar Klan Kosova. Po ashtu, në lidhje me këtë, Këshilli i BE-së i kërkon Kosovës të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë dhe efektivisht me EULEX-in në mënyrë që ky mision ta përfundojë në mënyrë të plotë mandatin e vetë.