Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Truqe për veshje që secila grua do t’i pëlqejë (VIDEO)

NULL NULL
25.04.2018 12:00

Të gjitha gratë e dinë se çfarë do të thotë t’iu grisen getat. Moment hiç më i mirë nuk është as kur keni telashe me fundet dhe fustanet tuaja gjatë një dite në punë.

A e urreni kur ju prishet zinxhiri i fustanit që e keni zgjedhur për ta veshur në mbrëmje? Po kur ju shihen sutjenat nga rrobat që keni veshur?

A ju ka ndodhur t’iu griset bluza juaj e preferuar që e keni blerë goxha shtrenjtë?

Gjithë këto momente që pa dyshim se për secilën grua janë të sikletshme do të mund t’i harroni me anë të videos të mëposhtme.

Këshillat që janë më poshtë do t’ia lehtësojnë jetën secilës grua, transmeton Klan Kosova.

Por jo vetëm kaq.  Ju do të mund t’i mësoni edhe plot mënyra se si veshjet e juaja t’i bëni shumë unike.

Çka nëse ju themi se brekët me dantellë mund t’i bëni si bluzë? Ashtu sikur edhe getat e grisura?

Pas kësaj videoje, bluzën e vjetër jo domosdoshmërisht duhet ta hidhni, thjesht mund ta shndërroni në fund krejt të veçantë. Ashtu sikur edhe xhinset që nuk ju bien tamam që për pak minuta mund të bëhen jelek.

Shihni videon për të cilën jemi të sigurt se do të na falenderoni!

lajme të ngjashme