Lë punën për të udhëtuar – shënimet e tij i shndërron në art NULL NULL 24.04.2018 09:18 24.04.2018 09:18 Edhe sot ka njerëz që mbajnë shënime mbi atë që përjetojnë. Një artist fletoret dhe shënimet e tij i ka shndërruar në art, transmeton Klan Kosova. Ato janë të mbushura me ilustrime dhe shënime mahnitëse – janë vepra magjepsëse të artit, të bëra duke përdorur bojëra uji, stilografë, elemente të fotografisë, pulla postare, shkrime dhe vizatime. Jose Naranja ishte një inxhinier i aeronautikës, por më vonë vendosi të merrej me art dhe udhëtime. Pasioni i tij për artin u zhvillua në vitin 2005 – mund të jetë e vështirë e besueshme, por Jose kurrë nuk ka qenë në ndonjë shkollë artit, por aftësitë e tij janë të përsosura. Ai tashmë ka mbushur rreth 12 fletore.