Kur arti ndihmon në riparimin e shkatërrimeve nga lufta në Bejrut NULL NULL 19.04.2018 18:30 19.04.2018 18:30 Bejruti ka qenë njëri ndër qytetet më të larmishme në botë. Por, për 15 vjet lufta civile shkatërroi kryeqytetin libanez – megjithatë arti dhe kultura duket se po ndihmojnë që qyteti i trazuar t’i kthehet normalitetit. Pavarësisht se lufta civile përfundoi në vitin 1990, efektet shkatërruese janë ende të dukshme në pjesë të Bejrutit, transmeton Klan Kosova. Në vitin 2017, artisti kubanez Jorge Rodriguez-Gerada përdori një ndërtesë për ta bërë një grafit të madh. Ai përshkruante një fëmijë që luante me një pjesë të pajisjeve kompjuterike. Grafitë të bukura janë parë edhe në pjesë të tjera të këtij qyteti unik. Libani i Lindjes së Mesme ka qenë eksperimenti më i madh i botës, duke lidhur Lindjen Arabe me Perëndimin e Evropës. Lufta civile copëtoi kombin në Detin Mesdhe nga viti 1975-1990 dhe u pa si një luftë mes krishterëve dhe myslimanëve, dhe kur lufta filloi në vitin 1975, ishin milicit e krishtera kundër një koalicioni ortodoksësh grekë, shiitësh dhe myslimanësh sunitë. Para luftës civile myslimanët dhe të krishterët u përpoqën të dominonin njëri-tjetri nëpërmjet kambanave dhe altoparlantëve me thirrje për lutje, transmeton Klan Kosova. Konflikti i brendshëm i Libanit u përkeqësua nga përfshirja e çifutëve izraelitë dhe myslimanëve të Sirisë, me SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik që mbështesnin palët duke i furnizuar me armë. Në vitin 1983, një pasdite prilli, një sulm kamikaz sulmoi ambasadën amerikane në Bejrut, duke vrarë 58 njerëz, 17 amerikanë. Libani u bë simbol i asaj që Perëndimi kishte frikë: një kombi të copëtuar nga feja. klankosova.tv