LAJMI I FUNDIT, Haradinaj: Seanca për demarkacionin të martën në orën 14:00 NULL NULL 15.03.2018 11:26 15.03.2018 11:26 Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit do të mbahet të martën në orën 14:00. Ai nuk e ka qartësuar nëse kanë arritur ose jo t`i sigurojnë të 80 votat për miratimin e kësaj ujdie, njofton Klan Kosova. Kjo do të jetë edhe tentativa e katërt për ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvend pasi tre të kaluarat kishin dështuar për shkak të mungesës së votave të koalicionit qeverisës. Më 25 gusht 2015, Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes të dyja shteteve, njofton Klan Kosova.