Turku hidhet nga kati i gjashtë i ndërtesës (VIDEO) NULL NULL 11.03.2018 15:30 11.03.2018 15:30 Në një provincë turke të Koacelit, një person ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese ku dhe i njëjti po mbante biznesin e tij. Momenti i rënies së tij nga ajo ndërtesë është kapur nga kamerat, persona të cilët ishin aty në ato çaste, transmeton Klan Kosova. Kjo ngjarje raportohet se ka ndodhur pak ditë më parë në rrugën Ismet Pasha, në lagjen Gebze. Pas hedhjes së tij nga kati i gjashtë, të pranishmit janë parë të kenë vrapuar për ndonjë ndihmë të mundshme megjithatë raportohet se për shkak të plagëve të rënda, personi ka ndërruar jetë.