Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njihuni me njeriun që mbath këpucë me take – “sepse me to ndjehem i pamposhtur” (FOTO)

NULL NULL
10.03.2018 11:08

Nga kyçet e këmbëve e lartë, Ashley Maxwell-Lam, duket si të gjithë burrat e tjerë të zyrës ku punon.

Por, është zgjedhja e tij interesante për mbathjet që e dallon 30 vjeçarin nga të gjithë të tjerët.

Në shumicën e ditëve të javës Ashley, menaxheri i projekteve në kompaninë e sigurimeve, nuk lë shtëpinë pa mbathur “shtikllat” e tij.

Vendimi për këpucë me taka e mori një vit më parë, kur Ashley u inspiruar nga një kolege e punës e cila i tha se takat e bëjnë atë të ketë më shumë vetëbesim dhe të ndjehet më e fortë, njofton Klan Kosova.

“E mendova njëherë dhe më pas shkova në shitoren e këpucëve dhe i provova dhe mu duke se u ndez një llambë brenda meje”, thotë ai për The Project, njofton Klan Kosova.

“U ndjeva konfident, i pamposhtur, i përmirësuar; sikur, çka do që do të vendosja të bëja, do ia arrija”.

Deri tani, koleksioni i Ashley përbëhet nga nëntë palë këpucë me take; katër palë për punë, të tjerat për qejf.

Ashley e pranon se në fillim kishte frikë nga ky vendim, por thotë se e dinte që të mirat do t’i mbivendoseshin çfarëdo kritike.

Mile in these shoes: Ashley Maxwell-Lam rocks a pair of stilettos to his corporate job in Sydney up to three times a week 

klankosova.tv

 

 

 

 

lajme të ngjashme