Sulmohet Konsullata e Kosovës në Francë dhe vidhet flamuri (FOTO) NULL NULL 26.02.2018 10:28 26.02.2018 10:28 Në fundjavë është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg të Francës. Aty nga shtiza është vjedhur edhe flamuri i Kosovës si dhe është shkatërruar stema e shtetit, njofton Klan Kosova. Këtë e ka bërë të ditur, Konsulli i Kosovës, Edon Cana përmes një postimi në Facebook. “Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata Përgjithshme në Strasburg dhe është vjedhur Flamuri i Republikës dhe është shkatërruar Stema e Shtetit”. “Simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë!”. “Duke i falënderuar autoritetet franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se mbas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjinden”, ka thënë Cana.