Presheva në luginë filmash NULL NULL 07.07.2015 19:26 07.07.2015 19:26 Presheva dhe e tërë Lugina nga ky vit do të pasurohen me një festival të filmit me objektivin për të pasuruar jetën kulturore dhe artistike. Gjatë javës së fundit të muajit korrik do të organizohet edicioni i parë i “Presheva Film Fest” – PFF, i pari i këtij lloji në qytet. Presheva Film Fest do të hapet në Preshevë, ditën e shtunë më 25 korrik 2015, në ambient të hapur në orët e mbrëmjes. Edicioni i parë do të zgjasë 7 ditë, duke përfunduar kështu më 31 korrik 2015. Për shkak se ky është edicioni i parë nuk do të ketë karakter garues, por do të organizohet për t’i ofruar një alternativë argëtimi publikut të interesuar./Mapo.al