Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klubi rus që s’e bleu Neymar për 10 milionë euro

NULL NULL
08.02.2018 15:38
Asi brazilian ishte refuzuar nga klubi rus, që kishte vendosur të mos paguante 10 milionë euro për ta transferuar në radhët e veta, në vitin 2008

Neymar është futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi kalimi i tij nga Barcelona tek Paris Saint-Germain u kushtoi francezëve plot 222 milionë euro.

Por karriera e brazilianit mund të kishte ecur ndryshe, nëse Lokomotiva e Moskës, që e pati përcjellur për një kohë të mos vendoste kundër një transferimi në vitin 2008.

Pasi e kishin përcjellë të luante me Santos në Kupën Mediterane, skautët e klubit rus i kishin rekomanduar zyrtarëve që të mos e transferonin për asnjë shifër mbi 10 milionë euro.

“Kemi menduar se a do t’ia vlente ta blinim Neymarin. Kemi dashur ta blinim. Skautët tanë e vëzhguan brazilian”, ka thënë ish-presidenti i Lokomotivës, Nikolai Naumov.

 

lajme të ngjashme