Paralajmërohen publikime të hulumtimeve që zbardhin raste korruptive NULL NULL 03.12.2017 14:52 03.12.2017 14:52 Koalicioni i Organizatave Joqeveritare që veprojnë në Kosovë, ka nisur këtë të diel javën kundër korrupsionit, njofton Klan Kosova. Përmes një konference për media, ata kanë bërë të ditur se qëllimi i kësaj jave të mbushur me aktivitete, do të jetë sensibilizimi i shoqërisë për dëmin që i shkakton korrupsioni vendit. Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, u shpreh se tashmë kjo javë që shënohet në Kosovë është bërë tradicionale dhe se kësaj here, këto organizata kanë kryer hulumtime të veçantë lidhur me korrupsionin në Kosovë, e të gjitha të gjeturat do t’i prezantojnë ditëve në vijim. Ndërsa, Instituti GAP që bën pjesë në organizatat që marrin pjesë në Javën kundër Korrupsionit, ka bërë me dije se të hënën, do publikojë të gjeturat e hulumtimit lidhur me disa shkelje të ligjit. klankosova.tv