Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fadil Hysaj merr çmimin kombëtar për “Vepër Jetësore”

NULL NULL
03.11.2017 14:32

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i ka dorëzuar çmimin kombëtar për “Vepër Jetësore” regjisorit, Fadil Hysaj.

Kurse çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2016 u nda për “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit.

Në këtë ceremoni u dha edhe çmimi vjetor për regjinë më të mirë që iu dorëzua regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” të autorit Juan Jose Arreola.

Për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar u shpërblye ” Multimedia”.

Çmimi për aktorin/aktoren më të mirë për 2016-tën iu nda balerinit Sinan Kajtazi për rolin kryesor Albert në shfaqjen e baletit “Zhizell”.

 

lajme të ngjashme